Lajme
Escobar dhe Lajçak, më 9 janar në selinë e NATO-s
Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të hënën do të zhvillojnë një takim në selinë qendrore të NATO-s, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin e NATO-s, bëhet e ditur se Escobar dhe Lajçak do të priten nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.
Emisarët pritet të zhvillojnë edhe një takim tjetër jozyrtar në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Qëllimi i kësaj vizite nuk është bërë i ditur ende.
“Të hënën, më 9 janar 2023, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Mircea Geoană, do të takohet me Z. Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së dhe Z. Miroslav Lajčák, Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Z. Escobar dhe z. Lajčák do të marrin pjesë gjithashtu në një takim jozyrtar të Këshillit të Atlantikut Verior”, thuhet në komunikatën e NATO-s.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?












