Lajme
Escobar: Korrupsioni, problem i madh në Ballkanin Perëndimor
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, konsideron se korrupsioni është një problem madhor në këtë rajon, ndërsa u shpreh se Washingtoni dëshiron ta shohë rrugën evropiane të hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
“Korrupsioni është një problem i madh në gjithë rajonin. Jam i lumtur të shoh se gjatë procesit të anëtarësimit fokusi është në sundimin e ligjit si kusht për anëtarësim në BE”, tha ai.
Ai u shpreh se ka edhe një arsye tjetër pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të shohin të gjithë rajonin në Bashkimin Evropian.
“Çdo vend që u bashkua me BE-në është më i qëndrueshëm, më i avancuar dhe më i drejtë për sa i përket drejtësisë për qytetarët e tij. Kjo është një arsye tjetër pse duam t’ju shohim në rrugën e anëtarësimit në BE”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, në një intervistë për portalin maqedonas 360 Gradë, Escobar tha se së shpejti edhe disa persona nga Maqedonia e Veriut do të sanksionohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Administrata e Presidentit Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, sepse ai përfaqëson korozion për shoqërinë. Nuk mund të shpallim sanksione, por të jeni të sigurt se do të ketë masa”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
“E qeshura e saj preku shumë njerëz”: Moderatorja Lara vdiq në zjarrin e autobusit Moderatorja Lara Baumgartner nga Radio Energy Bern ndodhej në autobusin e aksidentit, ku një burrë të... -
Autoritetet e Kosovës nderojnë me pjesëmarrje manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
Zvicra dhe Gjermania mbyllin ambasadat në Iran -
Rrëfehet dëshmitari tjetër: Kishte flakë kudo -
Çfarë dihet deri tani për autorin e dyshuar në Kerzers












