Kosova
Escobar sot i raporton Shtëpisë së Bardhë për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë
I dërguari i posaçshëm i SHBA-së, Gabriel Escobar, sot do të raportojë te Shtëpia e Bardhë, në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Të martën, emisari i SHBA-së tha se i ka dhënë kohë deri të premten kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleskandër Vuçiq, që t’u përgjigjen kërkesave të SHBA-së dhe BE-së.
“Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për t’ua dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh. Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Miroslav Lajçak duhet të raportojë te Josep Borrell rreth situatës. Nuk është një afat, por një hap tjetër për mua dhe në bazë të raportit tim, do të marrim disa vendime dhe do të ecim përpara. Kurti dhe Vuçiq kanë kohë deri të premten”, është shprehur Escobar ditë më parë.
Sipas tij, nëse Kurti nuk i pranon kushtet që i janë parashtruar, atëherë i bie që ai nuk dëshiron bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në dhe, siç deklaroi ai, “kjo nuk do të kalojë pa pasoja”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?











