Lajme
Është djalë fëmija i parë i vitit 2012
Është djalë fëmija i parë i vitit 2012, i cili erdhi në jetë në Shqipëri, vetëm një minutë pas ndërrimit të viteve
Foshnja u lind në orën 00.01 të mëngjesit të së dielës, në spitalin Obstetrik Gjinekologjik të qytetit të Durrësit. Djali gëzon shëndet të plotë, bashkë me nënën e tij.
Edhe në Tiranë, bebja e parë e 2012-ës është djalë. Foshnja lindi në maternitetin Koco Gliozheni, ndërsa gëzon shëndet të plotë bashkë me nënën. Ai quhet Roan dhe peshon 3 kilogramë e 200 gramë. Është biri i prindërve Arjon dhe Adriana.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, takimin e parë të Vitit të Ri ua ka rezervuar foshnjave të porsaardhura në jetë.
Berisha ka zgjedhur maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, për të përcjellë urimin e parë të vitit 2012.Duke uruar fëmijët e parë që erdhën në jetë pak pas mesnatës, që shënoi ndërrimin e viteve, Berisha tha se fjalët e para që i erdhën ndërmend, kur dëgjoi për lindjet që sollën në jetë dy djem, ishin: “Lindën Ismail Qemali e Isa Boletini”.
“I lindën Shqipërisë edhe njëherë burrat më të mëdhenj të saj”, tha Berisha.
Ai i ka uruar jetë të gjatë edhe foshnjës së parë që lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
“I uroj Aleksandrit të festojë 200 vjetorin e Pavarësisë, duke qenë se lindi në ditën e parë të 100 vjetorit”.
Mengjesin e sotem Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi i ka uruar jete te lumtur dhe shendet Roanit te vogel dhe familjes se tij.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












