Lajme
Është hapur ekspozita e parë etnografike shqiptare në Zvicër
Kjo ekspozitë e veçantë dhe e para e këtij lloji në mesin e shqiptarëve të Zvicrës, është fryt i punës disavjeçare të 27 vjeçarit, Kristian Zefi
Sot dhe nesër në Rothrist (AG) do të qëndrojë e hapur ekspozita etnografike shqiptare, me eksponate nga trashëgimia kulturore materiale e shqiptarëve, pjesë e koleksionit privat të Kristian Zefit.
Kjo ekspozitë e veçantë dhe e para e këtij lloji në mesin e shqiptarëve të Zvicrës, është fryt i punës disavjeçare të një entuziasti të rrallë, 27 vjeçarit Kristian Zefi, shkruan albinfo.ch. I veçantë për angazhimin e tij në këtë fushë është edhe fakti se Kristiani, me rrënjë nga Shkodra, është i lindur dhe rritur në Itali ndërsa tash disa vite jeton në Zvicër.
Në hapjen solemne të ekspozitës, në mbrëmjen e 25 tetorit kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Ambasadat e vendeve të prejardhjes, në Bernë si: z. Rexhep Demiri, ambasador i Maqedonisë së Veriut, zonja Shukrije Ramadani, Zëvendës Ambasadore e Kosovës dhe Z. Valon Gashi, Sekretar i Parë në Ambasadën e Shqipërisë.
Ekspozita është hapur për publikun e gjerë sot, në orën 09.00 të mëngjesit dhe mund të vizitohet deri në orën 19.00. Po ashtu edhe nesër, më 27 tetor, ajo është e hapur në po këtë orar.
albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me autorin e ekspozitës, Kristian Zefin, të cilën do ta publikojë më vonë.
Adresa: Heimatmuseum, Bachweg, 18
Koha: 26 dhe 27 tetor, nga ora 09.00 deri në orën 19.00
4852, Rothrist (AG)
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar









