Shkurt.ch
Përse të privohen nga garat sportive emigrantët e rinj ?
Integrimi përmes sportit është bërë një temë e trajtuar nga gazeta frankofone “24 heures”. Albinfo.ch sjell kërkesën e këshilltarës së komunës (Vernier, partia MCG), ku ajo lufton për pjesëmarrjen e emigrantëve në garat sportive zyrtare.
Ata trajnohen në klubet sportive, por nuk kanë të drejtë për të luajtur në garat zyrtare. Ana Roch e partisë MCG (Gjenevë) dëshiron të ndryshojë këtë situatë që e quan të padrejtë.
Deri tani nuk është se partia e saj është treguar gjithmonë shumë mikpritëse me emigrantët. Megjithatë, fakti që ajo mbështet kërkuesit e rinj për azil për t’u mundësuar atyre të marrin pjesë në garat sportive ka çuditur shumë veta. Por Ana Roch nuk i intereson: “Kjo nuk ka të bëjë me pyetjet a duhet apo nuk duhet të mirëpresim emigrantët. Pasi ata janë këtu, çdo gjë duhet të bëhet për t’i integruar më së miri… duke mos i lejuar që të zvarriten nëpër rrugë!”
Dhe presidentja e MCG-së beson në virtytet e sportit si mjet për integrim. Ajo ka paraqitur një mocion në komunën Vernier (Gjenevë), si këshilltare komunale, për të luftuar “një padrejtësi të tmerrshme”. “Më duket mizore kur mirëpresim në klubet tona kërkues të azilit të mitur, pa qenë në gjendje që t’u lejojmë të marrin pjesë në gara për arsye ligjore. “Duke marrë si shembull futbollin, sport popullor i ekselencës dhe që ajo e njeh mirë, me që ajo kryeson vetë klubin Avanchet-Sport (300 anëtarë), Ana Roch shprehet me keqardhje kur vëren se “ASF (Shoqata zvicerane e footballit) nuk i dorëzon kësaj popullate – pa letra – të ashtuquajturin pasaportë për të luajtur në kampionate zyrtare”.
Mocion i votuar unanimisht
Sporti përmban një vend qendror në politikat e integrimit të zbatuara nga qeveria, për shkak të virtyteve socializuese që ka. “Ne mund të shpikim një licencë për këto situata të veçanta që po shumëzohen”, thekson anëtarja e MCG-së, e cila iu drejtua seksionit të Gjenevës të ASF-së në mbledhjen e përgjithshme të fundit, pa pasur kohë për të marrë një përgjigje.
Por, Ana Roch nuk është e vetme në këtë luftë. Në seancën e saj të fundit të vitit 2016, qeveria komunale e Verniesë ka votuar unanimisht mocionin e saj. Ajo fton konkretisht Këshillin administrativ që të kontaktojë autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e emigrantëve, të tilla si “Hospice gjeneral” dhe Këshillin shtetëror, për të bërë presion mbi shoqatat sportive ombrellë, duke u kërkuar kushte të rrepta për t’iu mundësuar emigrantëve që të marrin pjesë në gara zyrtare.
Duke cilësuar hapin e Ane Roch si të “lavdërueshëm dhe interesant”, Yves Magnin (PDC, Vernier) megjithatë thekson kompleksitetin e temës: “Rregullat veç se janë të vendosura dhe kjo çështje ka të bëjë jo vetëm me emigrantët. Prej një niveli të caktuar në sport, nuk është gjithmonë e mundur që një i person të zhvillojë kompetencat e tij në kampionatet tona, nëse nuk është zviceran (kuotat e të huajve). Pra, të mos presim shumë nga ky mocion!
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












