Shqiperia

Turistja gjermane humb jetën teksa ishte me pushime në Vlorë të Shqipërisë

Policia e Vlorës ka njoftuar se të martën rreth orës 14:00 një shtetase gjermane është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.