Lajme
EULEX dështoi në Zubin Potok, shpreh keqardhje
EULEX-i shpreh keqardhje për sulmin që ndodhi në Zubin Potok, duke e konsideruar këtë si sfidë e qëllimshme për sundimin e ligjit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) ka pranuar se ka dështuar për ta ndihmuar Policinë e Kosovës pas sulmit të armatosur që ndodhi një ditë më parë në Zubin Potok, ku me armë automatike dhe mjete shpërthyese janë sulmuar tri objekte, një bankë, një shtëpi e një polici dhe një redaksi e medieve lokale.
“Me mbështetjen e KFOR-it, ekipi mentorues i EULEX-it është përpjekur të arrij në stacionin policor në Zubin Potokut për të ndihmuar policinë e stacionit në Zubin Potok. Për fat të keq, ne kemi qenë të bllokuar nga një turmë e qytetarëve vendorë dhe u detyruam të kthehemi në Mitrovicë më pare se të rrezikojmë dhunë të mëtejshme për popullsisë lokale”, thuhet në një njoftim të EULEX-it.
Sipas policisë së Kosovës, grupe ekstremiste kanë sulmuar në mënyrë të koordinuar, me armë automatike dhe me mjete shpërthyese objektin e “KEP” bankës, radiostacioni lokal “Radio Kolashin” dhe shtëpinë private të një eprori të policisë së Kosovës, në Zubin Potok. Policia nuk raporton për të lënduar, ndërsa bashkërisht me hetuesit ndërkombëtarë po e hetojnë rastin.
“EULEX-i shpreh keqardhje për sulmin që ndodhi në Zubin Potok. Kjo ishte një sfidë e qëllimshme për tërë sundimin e ligjit në Zubin Potok. EULEX-i ka qenë në gjendje t’i ofroj ndihmë policisë lokale dhe ne vazhdim do të kryhen hetime të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, tri komunat e veriut të vendit, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan kanë sfiduar institucionet e Kosovës. Ato janë administruar nga strukturat ilegale serbe, ndërsa janë financuar nga qeveria e Serbisë. Kjo e fundit, sipas medieve serbe, vetëm këtë vit për financimin e strukturave paralele në Kosovë ka ndarë afër 500 milionë euro. Kjo shumë është sa një e treta e Buxhetit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











