Lajme
EULEX-i deri në korrik 2014
Vendimi për vazhdimin e mandatit, përfundimisht do të merret të premten që vjen nga Kuvendi i Kosovës
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ata të institucioneve të Kosovës janë pajtuar që Misioni i BE-së për sundim të ligjit (EULEX) të ketë mandat në Kosovë deri në korrik të viti 2014. Ky mision do të shërbej për forcimin e rendit dhe ligjit, ndërsa vendimi për vazhdimin e mandatit, përfundimisht do të merret të premten që vjen nga Kuvendi i Kosovës.Siç shkruan e përditshmja “Koha Ditore”, autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian kanë finalizuar tekstin e letërkëmbimit për mandatin e EULEX-it, e cila nesër do t’i dërgohet baroneshës Catherine Ashton nga presidentja Atifete Jahjaga, ndërsa të martën kërkesa do të diskutohet dhe miratohet në Këshillit të Ministrave të BE-së. “Esenca e asaj që ka ndërruar nga draftet e mëhershme është mundësia e vazhdimit të mandatit të këtij misioni evropian për sundimin e rendit dhe ligjit edhe pas 15 korrikut të 2014-s, por nëse këtë e vlerësojnë bashkërisht Prishtina dhe Brukseli”, thuhet në njoftim.Pajtueshmëria ndërmjet dy administratave, sipas kësaj të përditshme, është arritur gjatë një vizite jopublike që të këtë javë që shkoj, e ka zhvilluar në Kosovë komandanti i operacioneve civile në Bashkimin Evropian, Hansjorg Haber. Ky i fundit është takuar me kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendësin e tij, Hajredin Kuçi.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 Sipas një sondazhi të transmetuesit publik zviceran SRF, lejet për blerjen e armëve janë rritur nga... -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli












