Lajme
EULEX-i konfirmon ndalimin e Sparksit dhe Drewsit
Ushtruesi i detyrës së shefit të EULEX-it Andy Sparkes është ndaluar te barrikada në Zupqë derisa ishte duke shkuar për të vizituar zyrtarët e EULEX-it në pikëkalimin 31.
Kjo ishte një vizitë e përbashkët e Sparkes dhe Komandantit të KFOR-it Erhard Drews, thuhet në kumtesën e EULEX-it.
Sipas kumtesës, vetëm automjetet e EULEX-it, të cilat ishin pjesë e autokolonës së KFOR-it, ishin ndaluar tek barrikada.
“Megjithatë, Gjenerali Drews ndaloi gjithashtu në mënyrë që të theksoj këmbnguljen e KFOR-it dhe EULEX-it se liria e përhershme dhe e pakushtëzuar e lëvizjes të rivendoset në Kosovën veriore për të gjitha organizatat ndërkombëtare që punojnë atje”.
Sparkes dhe Drews kamë biseduar shkurt me përfaqësuesit lokal tek barrikada.
“Sparkes iu tha përfaqësuesve lokal se largimi i postblloqeve është parakusht për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe se liria e lëvizjes duhet rivendosur. Ai po ashtu tha se ata të cilët i kanë vënë postblloqet tash duhet t’i largojnë ato”, thuhet në kumtesë.
“Parandalimi i anëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit që të lëvizin lirshëm nëpër Kosovën veriore nuk dërgon porosi të mirë tek vendet anëtare të BE-së, të cilat i kanë dhënë mandat EULEX-it dhe e përkrahin plotësisht misionin e tij. Bllokimi i Bashkimit Evropian është si bllokimi i të ardhmes së njerëzve tuaj. Ky veprim është në kundërshtim me aspiratat e komuniteteve me perspektivë të Bashkimit Evropian,” ka deklaruar Sparkes.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












