Lajme
Euro 2020 rrezikon të shtyhet
Situata alarmante e krijuar nga koronavirusi krahas panikut që po shkakton, ka detyruar që një serë aktivitetesh të pezullohen si masa parandaluese. Momentalisht futbolli po luhet pa praninë e tifozëve në kampionate të ndryshme, por një dilemë e madhe është nëse do të anulohet kampionati europian që do të nisë në qershor.
Momentalisht UEFA nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por shumë shpejt do të jetë e detyruar ta bëjë një gjë të tillë.
Mendohet që nga mesi i muajit maj do të duhet të merret një vendim. Po shqyrtohet kjo periudhë pjesërisht për të parë se si do të rrjedhin ngjarjet deri atëherë, nëse do të ketë përmirësim apo përkeqësim të gjendjes.
Skenari më i keq është pezullimi kampionatit europian ose zhvillimi i tij në një periudhë të mëvonshme, pra kampionati europian të zhvillohet në 2021-in. Një tjetër alternativë është që europiani të zhvillohet me dyer të mbyllura. UEFA është duke vëzhguar me kujdes të gjithë skenarët, pasi çdonjëra prej tyre mund të aplikohet në varësi të situatës.
Euro 2020 ndryshe nga çdo herë tjetër, këtë vit do të zhvillohet në 12 shtete, diçka që shton rrezikun e përhapjes me ritme edhe më të larta të koronavirusit. Italia do të jetë një prej shteteve që do të presë Euro 2020 dhe momentalisht vendi fqinj është një prej shteteve europiane që po vuan më së shumti pasojat e Euro 2020.
Nëse situata rëndohet, atëherë UEFA do të jetë e detyruar të vendosë pezullimin e Euro 2020, shkruan Top Channel.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC Influencerët po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në marketing, por praktikat e tyre... -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave













