Ekonomi
Euro i bën 19 vjet
Monedha evropiane ka hyrë në përdorim që nga 1 janari i vitit 1999. Euro zëvendësoi monedhat kombëtare të 11 vendeve: Austrisë, Belgjikës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Portugalisë dhe Spanjës, me përjashtim të Britanisë, Danimarkës, Greqisë dhe Suedisë, përcjell albinfo.ch.
Dy vjet më vonë, më 1 janar 2001 ajo zëvendësoi edhe monedhën e Greqisë.
Kalimi në një monedhë të vetme të eurozonës e cila numëron rreth 300 milionë qytetarë evropianë paraqiti përfitime të mëdha si për konsumatorët, ashtu dhe për biznesin.
Gjithashtu lehtësoi këmbimet e mallrave dhe të shërbimeve midis vendeve pjesëmarrëse, duke forcuar kështu tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.
Në Kosovë janë bërë 16 vjet me monedhën euro. “Pavarësisht zvogëlimit të diskrecionit që kemi si shtet në përdorimin e politikës monetare për shkak të përdorimit të valutës të përbashkët euro, ekonomia kosovare ka përfituar përmes eliminimit të riskut që vjen nga ndryshimet e shpeshta e të papritura të kursit të këmbimit”, ka shkruar ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili edhe e ka kujtuar këtë ditë.
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












