Jeta në Zvicër
Euro forcohet kundrejt frangut zviceran
Monedha zvicerane ka rënë nën vlerën 1.10 franga për një euro, e para herë që ndodh kjo nga shtatori i vitit 2016
Sot, e hënë, euro e tejkaloi në rritje vijën 1.10 franga zvicerane, gjë që nuk kishte ndodhur qe 10 muaj. Rreth orës 13.30 monedha evropiane e konsolidoi pozicionin e saj në 1.1014 franga për një euro.
Frangu zviceran nuk ka qenë aq i dobët karshi euros që nga shtatori i vitit të kaluar. Rritja e vlerës së euros vërteton një lëvizje përforcuese që nga fundi i muajit prill. Investitorët e kanë rritur besimin pas zgjedhjes së kryetarit francez proevropian, Emmanuel Macron.
Eksportimet zvicerane marrin frymë
Zërat, të cilët paralajmërojnë fundin e politikave ultra-akomoduese të Bankës Qendrore Evropiane (BCE), kontribuojnë po ashtu në mbështetjen e monedhës unike. Veç kësaj, indikatorët tregojnë se situata ekonomike në Eurozonë është në nivelin më të lartë që nga dhjetori 2007, sidomos me faktin e rritjes së eksportimeve gjermane, që shënojnë rritje për të pestën herë, pra, edhe gjatë muajit maj.
Fenomeni i përforcimit të euros e çliron paksa Bankën Nacionale Zvicerane (BNS), e cila mundohet ta pengojë shtrenjtimin e frangut, ngase ai e dëmton eksportin zviceran. Pra, dobësimi i frangut i ndihmon po ashtu firmat zvicerane të eksportojnë mallra.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant Qendra për konsumimin e drogës Quai 9 do të zhvendoset nga zona pranë stacionit hekurudhor në... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana











