Ekonomi
Euro po forcohet
Një tjetër faktor që po ndikon është edhe kthimi i shqiptarëve nga pushimet dhe si rrjedhojë gjallërimi i aktivitetit tregtar, që nxit kërkesën për valutë
Monedha euro po vazhdon të forcohet në Shqipëri. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 133.5 lekë, 0.29 lekë më shumë se një ditë më parë.
Ky është niveli më i lartë që nga 14 qershori i këtij viti, që përkon me kohën përpara se të zhvilloheshin zgjedhjet në Shqipëri.
Më pas u shoqërua më një rënie të fortë të euros, që kulmoi në 27 qershor, duke arritur në 131.98 lekë, niveli më i ulët në 9 vjet, përcjell albinfo.ch.
Më pas, euro është forcuar lehtë dhe madje edhe gjatë periudhës sezonale, kur tradicionalisht humb pikë, nuk zbriti në nivelin e 27 qershorit.
Tashmë që efektet sezonale kanë mbaruar (emigrantët dhe turistët që sollën valutë janë larguar), euro po merr fuqitë, e ndihmuar dhe nga mbiçmimi i saj në bursat ndërkombëtare. Një tjetër faktor që po ndikon është edhe kthimi i shqiptarëve nga pushimet dhe si rrjedhojë gjallërimi i aktivitetit tregtar, që nxit kërkesën për valutë, shkruan ‘monitor’.
Në bursa, euro ka humbur pikë ndaj dollarit, duke zbritur në 1.185 dollarë, duke rënë nga niveli më i lartë i gati dy viteve, prej 1.2 dollarë që arriti një ditë më parë.
E-Diaspora
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës Interesi për Zvicrën rritet mes elitave të Dubait, jo vetëm si vend për investime financiare,... -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues













