Lajme
Europol shkatërron bandën ndërkombëtare të krimeve kibernetke
Policia gjermane tha se ka shkatërruar në bandë ndërkombëtare të krimit kibernetik, që kishte kërcënuar kompanitë e mëdha dhe institucionet për vite me radhë, duke u marrë miliona euro.
Duke punuar me forcat e tjera partnere ligjzbatuese, përfshirë edhe Europol-in, Byronë Federale amerikane të Hetimit (FBI) dhe autoritetet në Ukrainë, policia në Dyzeldorf tha se arriti të identifikonte 11 persona të lidhur me këtë grup që ka operuar në disa vende që nga viti 2010. Në vitet e fundit, grupi është njohur me emra si Indrik Spider, Double Spider dhe Grief.
Në mesin e viktimave më të njohur të sulmeve të këtij grupi ishin Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë së Britanisë dhe Spitali Universitar i Dyzeldorfit, kompjuterët e të cilëve më 2020 u infektuan me një virus të quajtur DoppelPaymer. Një grua, që kishte nevojë për trajtim urgjent, vdiq pasi autoritetet u detyruan që ta dërgonin për trajtim në një qytet tjetër, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Dirk Kunze, drejtues i departamentit të krimeve kibernetike në policinë gjermane, tha se në mbarë botën janë identifikuar të paktën 601 viktima të këtij grupi, përfshirë 37 në Gjermani. Europol-i tha se viktimat në Shtetet e Bashkuara i kanë paguar kësaj bande të paktën 40 milionë euro, në këmbim të marrjes të të dhënave të rëndësishme që banda kishte bllokuar përmes viruseve.
Kunze tha se banda ka udhëhequr një operacion rekrutimi profesional, duke pranuar anëtarë të rinj me premtimin se do t’iu paguajë pushimet dhe duke kërkuar nga ta që të tregojnë për krimet kibernetike që kanë kryer në të kaluarën.
Ai tha se policia ka kryer bastisje në Gjermani dhe Ukrainë më 28 shkurt, duke konfiskuar prova dhe duke arrestuar disa të dyshuar.
Edhe tre të dyshuar të tjerë janë në arrati, pasi nuk mund të arrestohen sipas ligjeve evropiane, tha Kunze. Policia gjermane tha se bëhet fjalë për shtetasit rusë, Igor Turashev, 41 vjeç, Irinia Zemlyanikina, 36 vjeçe, dhe Igor Garshin, 31 vjeç, i cili ka lindur në Rusi, por shtetësia e tij ende nuk është bërë e ditur.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026













