Bota
Europol: Terrorizmi, kërcënim madhor për sigurinë e BE-së
Në vitin 2018 terrorizmi ka vazhduar të paraqesë kërcënim madhor për sigurinë e vendeve të BE-së, thuhet në raportin e Agjencisë Evropiane të Policisë (EUROPOL).
Trembëdhjetë njerëz janë vrarë nga sulmet terroriste në Evropë në vitin 2018, thekson raporti, përderisa forcat e zbatimit të ligjit në Evropë kanë zbuluar rreth 16 komplote të xhihadistëve.
Europol thotë se gjatë këtij viti janë arrestuar 1056 persona si të dyshuar për vepra terroriste.
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë raportuar se në territoret e tyre ekzistojnë komunitete të radikalizuara, disa nga të cilat përfshijnë të kthyerit nga zonat e konfliktit në Irak dhe Siri, të cilët janë të përfshirë në aktivitete të rekrutimit dhe propagandës. Megjithatë, aktivitete terroriste janë vërejtur rrallë.
Raporti thotë se qindra qytetarë evropianë, duke përfshirë gratë dhe të miturit, kryesisht të moshës shumë të re, mbeten në paraburgim në zonat e konfliktit në Irak dhe Siri.
“Të gjithë meshkujt dhe disa gra besohet se kanë marrë trajnim të armëve, ku burrat gjithashtu kanë fituar përvojë luftarake. Përderisa të miturit në thelb janë viktima, ka shqetësime midis shteteve anëtare të BE-së se ata mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj indoktrinimit dhe trajnimit në ish-territoret e Shtetit Islamik (IS) dhe mund të përbëjnë një kërcënim të mundshëm në të ardhmen”, thuhet në raport.
Raport thekson se ekziston një shqetësim i vazhdueshëm që individët me prejardhje kriminale, përfshirë edhe ata që aktualisht janë të burgosur, janë të cenueshëm ndaj indoktrinimit dhe mund të angazhohen në aktivitete terroriste.
Pavarësisht zvogëlimit të gjurmëve të tij fizike, raporti thotë se IS-i ka arritur të ruajë një prani në internet, kryesisht falë rrjeteve mbështetëse jozyrtare dhe mediave pro-IS, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













