Shqipëria
Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Evropë sipas fuqisë blerëse

Duket se rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur ta nxjerrin vendin nga fundi i listës në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë blerëse, përcjell albinfo.ch.
Eurostat ka raportuar të dhënat e para për pagën minimale në Europë për vitin 2025.
Në Shqipëri, paga minimale ka arritur në 405 euro, pasi paga prej 40 mijë lekësh konvertohet në euro. Ironikisht, paga është më e lartë në euro sesa në gjysmën e dytë të vitit 2023, kur llogaritej në 376 euro, ndonëse edhe atëherë ishte po 40 mijë lekë (rritja e fundit është bërë në prill 2023).
Megjithatë, edhe me ndihmën e kursit, paga minimale mbetet më e ulët se ajo në Serbi, ku ka arritur në 619 euro, dhe në Mal të Zi me 670 euro. Për Maqedoninë e Veriut, raportimi i fundit është nga gjysma e parë e vitit 2021, me një pagë minimale prej 360 eurosh.
Edhe pse është rritur, paga në Shqipëri vlen më pak për shkak të kostos së lartë të jetesës. Grafiku i Eurostat (në fund) tregon se, bazuar në fuqinë blerëse, paga minimale në Shqipëri është më e ulëta në Europë në fillim të vitit 2025.
Eurostat shpjegon se matja sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP) tregon sa njësi monetare kushton një sasi e caktuar mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme.
Përdorimi i PPP-ve për të kthyer shpenzimet e shprehura në monedha kombëtare në një monedhë të përbashkët artificiale – standardi i fuqisë blerëse (PPS) – eliminon efektin e diferencave të nivelit të çmimeve midis vendeve, të krijuara nga luhatjet në kursin e këmbimit të monedhës.
Këto të dhëna nxirren duke krahasuar nivelet e çmimeve për një shportë mallrash dhe shërbimesh të krahasueshme, që janë zgjedhur të jenë përfaqësuese të modeleve të konsumit në vende të ndryshme.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar Katër veta akuzohen se kanë vrarë një burrë 85-vjeçar në Pulheim - për 50 euro plaçkë....
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Jeta në Zvicër
-
Sulmet seksuale në taksi: një fenomen i nënvlerësuar në Zvicër Një drejtues taksie u dënua të mërkurën nga Gjykata Penale e Lozanës me 24 muaj burg,...
-
4 votimet e mundshme për marrëveshjet Zvicër-BE
-
Sa të huaj të pasur marrin një nga vizat e arta të Zvicrës?
-
St. Gallen ndalon njohjen automatike të fytyrës në hapësirat publike
-
Zvicër: Kërkohen gjithnjë e më shumë vezë, rriten importet me 48%