Lajme
Evakuim në Tenerife pas alarmit për hantavirus në anijen turistike
Spanja ka nisur evakuimin e pasagjerëve nga një anije turistike e ankoruar pranë Tenerife-s, pas dyshimeve për përhapjen e hantavirusit. Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se operacioni po zhvillohet normalisht dhe se asnjë nga pasagjerët nuk ka shfaqur simptoma deri tani.
Ministrja e Shëndetësisë, Monika García, deklaroi se procesi i largimit të udhëtarëve është organizuar sipas shtetësisë dhe planeve të fluturimeve. Fillimisht po evakuohen qytetarët spanjollë, ndërsa më pas do të vazhdohet me pasagjerët nga Holanda, Gjermania, Belgjika, Greqia dhe pjesë të ekuipazhit. Më vonë gjatë ditës pritet të largohen edhe udhëtarët nga Kanadaja, Turqia, Franca, Britania e Madhe, Irlanda dhe SHBA.
Sipas Agjencisë Evropiane të Shëndetit Publik, të gjithë pasagjerët konsiderohen si kontakte me rrezik të lartë, megjithëse rreziku për popullatën e gjerë mbetet i ulët. Deri tani janë raportuar tre viktima dhe tetë raste të infektuara, ndërsa vendet përkatëse po punojnë për gjurmimin dhe izolimin e kontakteve.
Hantavirusi zakonisht transmetohet përmes kontaktit me mbetje të kontaminuara nga brejtësit dhe rrallë kalon nga njeriu te njeriu. Megjithatë, varianti i zbuluar në këtë rast dyshohet se mund të ketë mundësi më të lartë transmetimi mes njerëzve. Simptomat mund të shfaqen brenda 1 deri në 8 javësh.
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse













