Bota
Evakuohet një postë në Gjermani nga frika e sulmeve kimike
Hapësirat e “Deutsche Post” në qytetin e Bergheim në Gjermaninë Perëndimore janë evakuuar të premten, pasi nga një pako postare e dyshimtë ka shpërthyer një “pluhur i bardhë”, sipas mediave gjermane.
Siç njoftojnë mediat nga Berlini, policia po heton pakon e dyshimtë nëse pluhuri mund të përmbajë toksina antraks.
Incidenti dhe paniku në mesin e të punësuarve dhe qytetarëve ka ndodhur kur një punëtor postar hapi në mëngjes një paketë postare.
Menjëherë pas incidentit dolën në terren zjarrfikësit dhe ekspertët kimistë nga Këln dhe Essen. Ekipet mjekësore kontrolluan pesë punonjës në zyrën postare dhe kontaminimi i mundshëm kimik duhet të përcaktohet gjatë hetimeve të mëtutjeshme.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua










