Lajme
Evakuohet tërësisht Schwanden
Zona e rrëshqitjes së dheut në Schwanden është ende e klasifikuar si shumë e rrezikshme. Pavarësisht urdhrave për evakuim, individët nganjëherë refuzuan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Banorët e prekur nga rrëshqitja e re nuk do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre të paktën deri në fund të vitit. Autoritetet në Glarus e njoftuan këtë të dielën, siç raporton SRF.
Rreth 30 persona janë prekur. Siç shkroi komuna e Glarus Süd në një përditësim pasdite të 24 dhjetorit, pesë personat që qëndruan në shtëpitë e tyre deri në fund, tani janë larguar vullnetarisht. “Ne e mirëpresim këtë vendim dhe tani po mbështesim ata që janë prekur nga evakuimi.” Tashmë ata do të akomodohen edhe në akomodime private apo hoteliere deri në fillim të janarit, shkruan 20minuten.
Fillimisht, 15 persona refuzuan të largoheshin nga shtëpia e tyre. Ata i rezistuan evakuimit të urdhëruar nga komuniteti dhe kritikuan autoritetet se nuk bënë sa duhet për të mbrojtur pronën. Hansruedi Forrer, kryebashkiak i Glarus Süd, i tha Tele Züri: “Një opsion do të ishte të detyrohej evakuimi i shtëpisë nga policia. Por ne kurrë nuk na është dashur ta bëjmë këtë më parë”.
Të shtunën u raportua se kishte pasur prishje të tjera. “Gjatë natës pati prishje të mëtejshme prej 1,000 deri në 2,000 m3 në pjesën e përparme dhe masa e lirshme shkëmbore po lëviz përsëri. Rrjedha e mbeturinave shkaktoi dëme të tjera të moderuara në infrastrukturën në zonën e prekur”, njoftuan autoritet, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













