Shqipëria
Evropa përgatitet për urgjenca nga sulmet nukleare
Pas mësimeve që dha pandemia Covid-19, Evropa duket se po përgatitet për urgjencat që mund të vijnë nga sulmet e ndryshme kimike, biologjike apo nukleare. Pjesë e planit të masave është edhe Shqipëria.
220 mijë euro ka financuar Bashkimi Evropian për pajisjen e Urgjencës Kombëtare me veshje dhe materiale speciale në rast ndërhyrje për çdo urgjencë që mund të shkaktohet nga incidentet kimike, biologjike apo nukleare.
Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare, thotë se punonjësit e shëndetësisë duhet të jenë të përgatitur për çdo situatë. Brataj kujton 8 marsin e vitit 2020, kur në Shqipëri u identifikua rasti i parë me Covid-19, transmeton A2, pëcjell albinfo.ch.
Kreu i Urgjencës zbulon se sa të trembur dhe të papërgatitur ishin punonjësit e urgjencës, të cilët do të kryenin transportin e pacientit zero. Përfaqësues të projektit mbështetës të Bashkimit Evropian kryen trajnime me punonjës të urgjencës së Tiranës, të spitaleve rajonale, por edhe të shërbimit zjarrfikës.
Ndërsa ditët në vijim Urgjenca Kombëtare pritet të kryejë demonstrime për pajisjet mbrojtëse për urgjencat e veçanta kimike, biologjike dhe nukleare.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve













