Tematike
Evropiani më i pasur braktis Zvicrën, kthehet në Suedi
Dua të jem më afër familjes dhe miqve, ka thënë Ipronari i "Ikea"-s Ingvar Kamprad 87 vjeçar për gazetën suedeze “Sydsvenskan”
Njeriu më i pasur i Evropës, themeluesi dhe pronari i gjigantit të prodhimit të mobileve “Ikea” Ingvar Kamprad braktis Zvicrën dhe kthehet në vendin e tij, në Suedi. Dua të jem më afër familjes dhe miqve, ka thënë Kamprad 87 vjeçar për gazetën suedeze “Sydsvenskan”.
Ai do të jetojë në vendlindjen e tij, në Älmgult, në jug të Suedisë, ka sqaruar drejtori gjeneral i fondacionit “Ikea”, Peer Heggens.
Suedinë, e kishte braktisur për shkak të tatimeve shumë të larta që atje duhej të paguante “Ikea”.
Kamprad ka themeluar “perandorinë” e tij të mobileve, “Ikea” në vitin 1943. Nga fillimi i viteve shtatëdhjetë ai jetonte në Zvicër, gjegjësisht në Epalinges të kantonit Vaud, në rrethana shumë modeste për pasurinë që zotëron. 38 deri 39 miliardë franga është llogaritur pasuria e plakut suedez, i cili prej shumë vitesh është njeriu më i pasur në Zvicër, ndërsa në disa klasifikime, edhe më i pasuri në Evropë.
Pak vite më parë Kamprad ua ka lënë drejtimin e kompanisë tre djemve të tij.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











