Lajme
Facebooku kërcënon se mund të ndalojë së operuari në Evropë
Nga informacionet e fundit thuhet se Facebooku ka deklaruar se mund të ndalojë së operuari në Evropë, fal rregullave të reja që ndikojnë se si barten të dhënat nga Bashkimi Evropian për në SHBA, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj, aplikacioni bazë i Facebookut dhe po ashtu Instagrami mund të largohen nga Evropa, raporton “Business Insider”.
Kompania ka dorëzuar një deklaratë vullnetare nën betim me fakte të shkruara në Gjykatën e Lartë të Irlandës më 10 shtator.
Po ashtu, Facebook ka sfiduar urdhër preliminar të lëshuar më herët këtë muaj nga institucioni monitorues i të dhënave private në Irlandë, Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC), që kishte kërcënuar Facebookun nga transferimi i të dhënave të BE-së për në SHBA nga shqetësimi i privatësisë.
“Në rast se ndalohet plotësisht transferimi i të dhënave në SHBA, siç duket se ka propozuar DPC-ja, nuk është e qartë se si aplikuesi, në këto rrethana, do të mund të ofronte shërbimet e Facebookut dhe Instagramit në BE”, ka thënë Yvonne Cunnane, kreu i mbrojtjes së të dhënave të Facebookut në Irlandë, duke shtuar se Facebooku ka 410 milionë përdorues aktivë në Evropë.
Një zëdhënës i Facebookut ka mohuar se kjo përbën rrezik për tërheqje nga BE-ja.
“Facebooku nuk po kërcënon që të tërhiqet nga Evropa. Dokumentet ligjore të dorëzuara në Gjykatën e Lartë të Irlandës përbëjnë një realitet të thjeshtë se Facebooku, dhe shumë biznese të tjera, e organizata dhe shërbime, mbështeten nga transferimi i të dhënave nga BE-ja për në SHBA, në mënyrë që të operojnë”, ka thënë zëdhënësi. “Mungesa e një bartje të dhënave ndërkombëtare në mënyrë të sigurt dhe të ligjshme do të përbënte dëme financiare, pikërisht në kohën kur po shikojmë të rikuperohemi nga COVID-19”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












