Kosova
Fajon nga Prishtina: Të fillojnë negociatat për planin franko-gjerman
Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha nga Prishtina se “të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ndërsa shtoi se Kosova duhet të përpiqet t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.
“Duhet të fillojnë negociatat në lidhje me propozimin e Bashkimit Europian lidhur me normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, tha ajo në një konferencë të përbashkët për media me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, pas takimit që patën.
Sllovenia është mike e Kosovës, tha Fajon.
“Unë e njoh Kosovën dhe Kosovës do t’i ofrojmë mbështetje për integrim”, tha ajo.
Fajon përmendi liberalizimin e vizave, duke thënë se vendimet e fundvitit ishin “sukses i përbashkët”.
“Besoj se do të jetë hap i mirë për t’u integruar në Bashkimin Europian”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide











