Lajme
Fajon: Vizat mund të rikthehen
Europarlamentarja Tanja Fajon thotë se rikthimi i vizave për vendet e Ballkanit është shumë i mundshëm, nëse nuk parandalohet azili. Sipas saj, brenda 6 muajve vizat mund të kthehen
Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon iu rekomandon autoriteteve në Tiranë, që të kenë kujdes me numrin e azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, sepse rikthimi i vizave për Shqipërinë, por edhe për vendet e Ballkanit perëndimor, Serbinë e Maqedoninë, është shumë madh.
Fajon i ka bërë këtë komente në një intervistë për TCh, ndërsa deklaratat e saj vijnë pasi parlamenti i Evropës miratoi rikthimin e mundshëm të vizave për Ballkanin, si masa parandaluese për azilkërkim.
“Nuk ka rrezik të menjëhershëm për Shqipërinë për udhëtimin pa viza në vendet Shengen, por ajo çfarë kemi bërë është që për herë të parë BE miratoi një mekanizëm që u mundëson vendeve anëtare të pezullojë regjimin e lirë pa viza në mënyrë të shpejtë dhe të menjëhershme”, tha Fajon.
Mekanizmi për rikthimin e mundshëm të vizave, siç tha Fajon, është kërkuar nga Komisioni Evropian dy vite më parë, kur BE u ballafaqua me një numër shumë të madh azilkërkuesish. Ndërsa vendimi për rikthimin e vizave, është marrë ekskluzivisht për vendet e Ballkanit.
“Për momentin, shifrat e azilkërkuesve nuk janë kaq të rrezikshme, kaq alarmuese, edhe
pse domethënëse. Situata është përmirësuar, prandaj vendet anëtare nuk kanë ndonjë argument për të pezulluar menjëherë regjimin pa viza për asnjë nga vendet e Ballkanit”, deklaroi Fajon.
Por, ajo tha se ka frikë se ky mekanizëm është i keq, për shkak se është arrit një kompromis, i cili mund të përdoret shumë shpejt.
“Parlamenti Evropian nuk do të ketë më të drejtën për të thënë ndonjë gjë me këtë mekanizëm përgjatë gjithë procedurës. Kështu që disa vende anëtare, me përvojën e së kaluarës, mund të rivendosin vizat për çfarëdolloj arsye, qoftë edhe politike”, deklaroi Fajon.
Sipas europarlamenatres sllovene, aplikimi i vizave mund të bëhet brenda nëntë muajve nëse një shtet e kërkon një gjë të tillë. “Bëhet fjalë për pezullim të përkohshëm, që
do të thotë se nëse Këshilli vendos, pezullohet regjimi i lirë i vizave për 6 muaj dhe kjo mund të zgjatet deri në 9 muaj”, tha ajo.
Por, siç tha Fajon, kur çështja shkon në Këshillin e Evropës, çështja e përfunduar, pasi që aty gjithmonë eksiton konsensusi.
“Normalisht mekanizmi pezullues do të fillojë me votimin nga Këshilli me shumicë të cilësuar. Kjo shumicë vendesh anëtare ekziston tashmë në Këshill, e dimë humorin e tyre kur flasim për një apo disa vende të Ballkanit….vendet anëtare do të jenë në gjendje të votojnë me shumicë për të rikthyer me lehtësi regjimin e vizave”, deklaroi ajo.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













