Lajme
Falsifikuan letërnjoftimet e Kosovës, arrestohen dy persona në veri
Dy persona janë arrestuar sot rreth orës 10:00 në veri të Mitrovicës, për shkak se posedonin letërnjoftime false të Republikës së Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it
Sipas këtyre burimeve, ata posedonin disa letërnjoftime false, dy prej të cilave kishin tentuar t’i përdornin gjatë votimit të tyre.
Ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit ‘Sveti Sava’ në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, dy persona janë dërguar në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, për shkak të parregullsisë në procesin zgjedhor”, ka thënë shkurt Radoviq.
Ai shtoi se informatat shtesë do të bëhen të ditura në vazhdim, përkatësisht pasi të arrijë deklarata zyrtare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane















