Bota
Familja nga Maqedonia kërcënohet me përshëndetje të Hitlerit
Në shtëpi, të dy të frikësuarit i fshehën fëmijët në një kënd të shtëpisë, nën dyshimin se kërcënuesi është i armatosur. Ata e alarmuan policinë e cila erdhi pas 20 minutash
Ai e ka ngritur krahun sikur përshëndetja e Hitlerit duke brohoritur “Sieg Heil”. Përpos kësaj, dyshohet se 20-vjeçari ka kërcënuar një familje nga Maqedonia.
Para Gjykatës rajonale në Schwalmstädt të Gjermanisë, është dashur të përgjigjet një shtetas 20-vjeçar gjerman, pasi në muajin mars të vitit të kaluar kishte kërcënuar një familje nga Maqedonia, duke brohoritur me përshëndetje të Hitlerit dhe për shkak të përdorimit të simboleve të organizatave jokushtetuese. Atij i është shqiptuar gjobë në të holla në një shumë prej 1 mijë eurosh.
Me këtë, gjykatësi gjerman e ka përkrahur kërkesën e prokurorit, i cili ka nënvizuar se të ardhurat e të pandehurit janë të vogla. Ky i fundit nuk e ka pranuar veprën, e cila daton nga muaji mars i vitit të kaluar. Në gjendje të dehur, asaj mesnate ai trokiti në dritaren e një shtëpie familjare.
Atë natë, babai i familjes nga Maqedonia ka pasur mysafirë. Ai e hapi derën dhe e pyeti personin se çfarë dëshiron. Me këtë rast, ai e kishte ngritur krahun duke përshëndetur në mënyrën e Hitlerit dhe duke brohoritur “Sieg Heil”. Dorën e tij të djathtë e ka mbajtur sikur të kishte një armë në te. Pas, kësaj, njëri nga mysafirët e tërhoqi babanë brenda në shtëpi.
Në shtëpi, të dy të frikësuarit i fshehën fëmijët në një kënd të shtëpisë, nën dyshimin se kërcënuesi është i armatosur. Ata e alarmuan policinë e cila erdhi pas 20 minutash, shkruan “HNA”, përcjell Albinfo.ch.
Mirëpo, shtetasi gjerman ishte zhdukur, pasi një veturë e kishte pritur nga ana tjetër e rrugës dhe dyshohet se vozitësi ka qenë babai i tij, i cili para trupit gjykues vetëm ka heshtur. Ngjarjen e ka vëzhguar një dëshmitar, i cili i ka regjistruar numrat e autotargës dhe e ka lajmëruar policinë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel












