Bota
Familja nga Salvadori me not ia mësyn Amerikës
Një familje nga Salvadori është shpëtuar në lumin kufitar Rio Grande mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, para se të ktheheshin në jug të kufirit.
Sipas mediave lokale, familja shtatë anëtarëshe me dy foshnja dhe dy të mitur, tentoi të kalonte me not lumin nga Piedras Negras të Meksikës për në Eagle Pass të Teksasit, përcjell albinfo.ch.
Ata u shpëtuan dhe morën trajtimin mjekësor në kufi. Siguria ka qenë e lartë në kufi derisa 2 mijë imigrantë nga Amerika Qendrore janë në pritje të aprovimit të lejes së përkohshme në anën meksikane të kufirit.
Shumica prej tyre po kërkojnë lejeqëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa të tjerët kanë leje të qëndrojnë në Meksikë.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbajtur qëndrimin e tij kundër imigrimit, sidomos kundër karvanit të imigrantëve. Ai ka suspenduar azil-kërkimin për imigrantët që kalojnë në Amerikë.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













