E-Diaspora
Familja shqiptare e tronditur nga vdekja e djalit 15-vjeçar
Që nga vdekja e të riut, shumë anëtarë të komunitetit shqiptar kanë ardhur te shtëpia e prindërve për t’i shprehur ngushëllime
15-vjeçari shqiptar që godit me thikë për vdekje gjatë fundjavës ishte një anëtar shumë i dashur i komunitetit shqiptar në Montreal të Kanadasë. Ai ishte fëmija i vetëm i prindërve të cilët kishin emigruar në Kanada, para më shumë se 13 vjet për të ndërtuar një jetë më të mirë, shkruan ‘montrealgazette.com’.
Që nga vdekja e të riut, shumë anëtarë të komunitetit shqiptar kanë ardhur te shtëpia e prindërve për t’i shprehur ngushëllime, përcjell albinfo.ch.
“I gjithë komuniteti ka qenë i pritur. Shqiptarët shkojnë te familja e tyre për t’i shprehur ngushëllime dhe t’i shprehin atyre mbështetje”, thotë Anila Erindi Kati, presidente e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Montreal.
Lajmi i vdekjes së papritur bëri bujë edhe në mediat në Shqipëri, thotë Kati.
Ajo ka shtuar se anëtarët e Komunitetit shqiptar në Evropë të cilët kanë afërm në Montreal, duan të kontribuojnë financiarisht për të paguar për funeralin e të riut. Shoqata ka nisur një fushatë ‘online’ për mbledhjen e fondeve për të mbuluar shpenzimet e varrimit të familjes dhe shpenzimet e tjera.
“Prindërit po përmendin emrin e tij pa pushim, derisa kanë kujtuar se ai ishte nxënës i shkëlqyeshëm në shkollë. Ata u përpoqën për të ndihmuar në çdo mënyrë djalin e tyre. Kjo ishte një goditje e tmerrshme për komunitetin shqiptar”, ka shtuar ajo.
15-vjeçari ishte në një ndejë derisa ka shkëmbyer fjalë me një 16-vjeçar për një vajzë. Policia ka arrestuar të riun 16-vjeçar. Ai u akuzua për vrasje të shkallës së dytë. Detajet e varrimit ende nuk janë finalizuar.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











