Integrimi
Familja shqiptare Muça, “engjëj mbrojtës” të zonjës Alt!
Zonja e moshuar gjermane Ingrid Alt është e sigurt: Engjëjt e saj personalë vijnë nga Shqipëria. Ndërsa njohja e saj me “të dërguarit qiellorë” nga Ballkani, ka zanafillën në një rast fatkeq...
Ingrid Alt e kishte harruar çantën e saj të dorës në një autobus dhe e kishte kuptuar këtë sapo autobusi ishte nisur nga stacioni. Tepër vonë! Në çantë ishte leja e njoftimit, patentshoferi, një tubë çelësash, kartela e sigurimit, kuleta me 150 euro, shkruan rp.onlie,de. Humbja e të gjitha këtyre, ishte njëfarë traume për zonjën e moshuar.
Në shërbimin për klientë të ndërmarrjes së autobusëve nuk ishin treguar shumë të përzemërt me Ingrid Alt, duke i kumtuar se po telefononte në kohën kur nuk ishte askush në shërbim, transmeton albinfo.ch. Kështu, ajo qe detyruar të nesërmen të shkonte vetë në ndërmarrjen në fjalë. Por ishte kthyer mbrapsht pa mbaruar punë.
Ndërkaq, fati i vjen nga ana që nuk e kishte pritur: Sapo qe kthyer në shtëpi, bie zilja. “E kemi gjetur një çantë të zezë”, po i thioshte një zë burri nga interfoni. Vetëm pak më një burrë dhe një grua ishin mysafirë në dhomën e ditës të zonjës Alt: Senad Muça i biri, dhe Lindita, e ëma, të lindur në Shqipëri, me banim në Moers, Gjermani. Lindita po i tregonte zonjës së shtëpisë se në çantën që kishte gjetur në autobus ndodhej letërnjoftimi me adresën e shtëpisë por jo edhe ndonjë numër telefoni. “Ne, thjesht e kemi vënë veten në pozitë të pronares së çantës”, thotë Lindita Muça, përcjell albinfo.ch. Kështu, ajo dhe i biri të nesërmen kishin marrë biçikletat dhe kishin provuar të gjenin shtëpinë. Pas një prove të gabuar, kishin gjetur adresën e vërtetë.
Në sallonin e zonjës Alt, Senadi rrëfen historinë e familjes së tij. Para katër vitesh babai i tij, një veterinar me profesion kishte ardhur në Moers me familjen. Senadi ishte integruar shpejt dhe ka mbaruar shkollimin, ai flet tashmë gjermanisht më mirë se disa gjermanë.
Nga ana tjetër për Linditën ishte paksa më vështirë. Brenda katër mureve ajo nuk kishte mjaft kontakte me gjermanët. Ndërkohë edhe ajo po e ndjek një kurs intensiv të gjermanishtes.
Shpërblimin për aktin human që kishin bërë, ata fillimisht e refuzuan, thotë Ingrid, transmeton albinfo.ch. Por, zonja e vendosur nuk kishte pranuar të dorëzohej… Pastaj ajo ka shkuar mysafire te familja Muçaj në Moers.
Në fakt, thotë Ingrid Alt me një buzëqeshje në buzë “engjëjt i kisha menduar krejtësisht ndryshe”.
E-Diaspora
-
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm Ambasada e Kosovës prezanton flijën dhe ëmbëlsirat tradicionale, ndërsa aktivitetet kulturore vazhdojnë me shfaqjen e filmit... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










