Lifestyle
Familja Versace tërhiqet nga seriali rreth anëtarit të vrarë
Kompania Versace në një njoftim për media të publikuar të hënën nga Italia tha se seriali ishte akt i trillimit, marrë parasysh se bazohet në një ibër të shkruar në vitin 1999
Producenti i serialit amerikan në bërje, rreth vrasjes së kreatorit të modës Gianni Versace ka mbrojtur krijimin e tij nga kritikat duke thënë se familja Versace është trajtuar me mirësi dhe respekt.
Kompania Versace në një njoftim për media të publikuar të hënën nga Italia tha se seriali ishte akt i trillimit, marrë parasysh se bazohet në librin e shkruar në vitin 1999 nga Maureen Orth, Vulgar Favors. Familja po ashtu tha se nuk e ka autorizuar këtë seria dhe nuk ishte e përfshirë në xhirime.
Producenti ekzekutiv, Ryan Murphy ka thënë për revistën Variety në një ngjarje në Los Angeles, se motra e kreatorit Donatella, i kishte dërguar aktores Penelope Cruz lule kur kjo e fundit e përfaqësonte serialin në ceremoninë e shpërblimeve Golden Globe të dielën.
Në këtë seria Edgar Ramirez aktron Gianni Versacen dhe Cruz, motren e tij DOnatella në serialin me 9 episode e që do të fillojë të shfaqet me 17 janar. Donatella tani është drejtoreshë artistike dhe zëvendëskryetare e kompanisë private të modës.
“Nuk e di nëse Donatella do ta shohë serialin, por nëse e sheh atëherë do ta kuptojë që e kemi trajtuar me respekt dhe mirësi atë dhe familjen e saj” tha Murphy. E skenaristi Tom Rob Smith, tha se seriali është sa më i sinqertë që është e mundur qoftë edhe nëse disa detaj janë të gabuara.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë










