Shkurt.ch
Familjarët e viktimave, me aeroplanë ushtarakë në Zvicër
Gjatë udhëtimit me aeroplan do t`i nënshtrohen përkujdesjes nga psikologët, ka bërë të ditur ministri belg i mbrojtjes
Familjarët e viktimave që humbën jetën në fatkeqësinë e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Siders të Valisit të Zvicrës, pritet të vijnë në mënyrë të organizuar nga Belgjika me dy aeroplanë ushtarakë. Aeroplanët që kanë vend për 82 udhëtarë, do të aterrojnë rreth orës 14 në Aeroportin e Gjenevës.
Të afërmit e të vdekurve pak para kohës së drekës ishin në rrugë me autobusë për në Aeroportin ushtarak të Brukselit . Është paraparë që ata gjatë udhëtimit me aeroplan do t`i nënshtrohen përkujdesjes nga psikologët, ka bërë të ditur ministri belg i mbrojtjes Pieter De Cem.
Aksidenti në Siders konsiderohet më i rëndi me autobus që ka ndodhur në 30 vitet e fundit. Më 12 shtator të vitit 1981 në një autobus të aksidentuar me turistë gjermanë kishin humbur jetën 39 udhëtarë, njoftojnë mediet zvicerane.
Belgjika dhe Zvicra janë në pikëllim të thellë për tragjedinë e rëndë. Kështu, parlamentarët e Zvicrës mbajtën minutë heshtje në sesionin e tyre të paradites. Ndërsa kryeministri belg Elio Di Rupo ka folur sot për “një ditë shumë të pikëlluar për Belgjikën”. Ministri i jashtëm belg Didier Reynders e ka përshkruar tragjedinë si “të pasqarueshme”.
Për më shumë mbi aksidentin, lexoni lajmin: “Tragjedi në Zvicër: vdesin 22 fëmijë”
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













