Kosova
Familjarët rrëfejnë për vdekjen e dy vëllezërve në aksidentin në Gjilan
Familja Ibrahimi nga fshati Remnik i Gjilanit gjatë ditës së sotme ka hapur derën për të pranuar ngushëllime për vdekjen e dy djemve të kësaj familje në aksidentin e orëve të vona të së premtes, shkruan Gazeta Sinjali.
Dy vëllezërit, Fidani 21-vjeçar dhe Shpëtimi 26-vjeçar, kanë ndërruar jetë pas një aksidenti teksa kishin qenë duke u kthyer nga Gjilani në shtëpi.
Në veturë në momentin e aksidentit kishte qenë edhe vëllai i madh i tyre, Jetoni. Ai kishte pësuar lëndime trupore nga ky aksident, përcjell albinfo.ch.
Nga familja Ibrahimi kanë thënë se djali i madh kishte qenë në gjendje të mirë, ndërsa dy vëllezërit e tjerë kishin ndërruar jetë pas aksidentit.
“Djalin e madh e zateti në spital kam biseduar me të dhe kishte qenë me vetëdije, ndërsa dy djemtë e tjerë kishin vdekur. I vogli menjëherë kishte vdekur, ndërsa ky tjetri më vonë”, ka thënë njëri prej familjarëve për Klan Kosovën.
Një person tjetër ka thënë se kishte qenë afër vendit të aksidentit, por se kishte qenë e pamundur t’iu ndihmohet personave të aksidentuar.
“Kam qenë diku rreth 300 metra prej aty dhe kur e kam dëgjuar krismën kam vazhduar menjëherë me ju dhënë ndihmë dhe e pash që ishte situatë shumë e vështirë dhe veturat ishin aq të shkatërruar sa që intervenuan edhe zjarrfikësit dhe me vështirësi i nxorën trupat”, ka deklaruar një tjetër familjarë.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit, pesë persona kanë ndërruar jetë nga aksidentet e trafikut, ndërsa shtatë të tjerë kanë pësuar lëndime.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes -
Zvicër: Kafshimi i qenit i kushton pronarit mijëra franga -
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës -
Danone tërheq nga tregu disa seri qumështi për foshnje edhe në Zvicër













