Shqipëria
Mediet britanike: Shqipëria, një frymëzim turistik që duhet vizituar
Shqipëria si destinacion evropian, i cili ka shumë për t’u zbuluar dhe për t’u eksploruar, vazhdon të tërheqë vëmendjen e agjencive dhe web-siteve të huaja
Faqja e njohur britanike, promovuese e madhe e turizmit botëror online, inews.co.uk ka rekomanduar edhe Shqipërinë si një frymëzim të veçantë turistik, që duhet vizituar patjetër, përcjell albinfo.ch.
”Ne ndihmojmë turistët për të gjetur destinacionet e duhura për të kaluar pushimet dhe Shqipëria është pikërisht një destinacion i tillë për pushimet tuaja”, shkruan inews.co.uk, që rekomandon edhe vende të tjera të globit.
”Pamja e jashtëzakonshme e plazheve të Shqipërisë nuk ka nevojë për shpjegime. E gjendur midis Greqisë dhe Malit të Zi, Shqipëria ka qëndruar prej kohësh nën hijen e fqinjëve të saj, pavarësisht plazheve të artë, ujit të kaltër dhe gjireve të qeta”, thekson faqja britanike.
”Linja ajrore ‘EasyJet’ do të kryejë fluturime të drejtpërdrejta nga aeroporti i Gatwick-ut për në kryeqytetin Tiranë duke filluar nga data 1 maj, për 85 sterlina.
Tirana është më pak se një orë larg bregdetit, ku pikat kryesore përfshijnë plazhin në Durrës që ndodhet 10 kilometra larg kryeqytetit dhe Spillenë që është kryesisht vend pushimi për familjarë.
Më tej, në jug, ndodhet riviera e kaltër shqiptare që të çon drejt Korfuzit”, përfundon inews.co.uk, atsh. /Albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












