CH-Ballkani
“Fateh Al Khair 4” e hapur për turistët dhe vizitorët
Atmosferë festive dhe argëtim për qytetarët dhe turistët e shumtë që ndodhen në Durrës këtë sezon solli mbërritja e anijes me vela ”Fateh Al Khair 4” në portin më të madh të vendit.
Anija e konsideruar një muze në lundrim mbi trashëgiminë e detarisë në Katar, po lundron nëpër Mesdhe duke promovuar kampionatin botëror të Futbollit Katar 2022 si dhe vlerat e miqësisë mes vendeve.
“Fateh Al Khair 4”, u akostua në kalatën 5 dhe ishte në dispozicion të qytetarëve për ta vizituar nga afër. Ekuipazhi i saj u prit nga autoritetet vendore, ambasadori i Katarit në vendin tonë dhe qytetarë e turistë të shumtë që shijuan edhe koncertin e mikpritjes të organizuar në port mbrëmjen e kaluar.
Të pranishmit patën mundësinë të shohin nga brenda velierën e llojit ”Boom Safari” e punuar në dru, të njihen me kulturën detare të Katarit dhe t’i gëzohen suvenireve sportive të shpërndara me këtë rast. Kjo vizitë është dhe një mundësi njohjeje e promovimi për turizmin shqiptar dhe Durrësin, shkruan TCH, prcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik Matoshi dhe Imeri shkëlqejnë në sezonin sensacional, ndërsa Milaim Rama flet për suksesin e klubit dhe... -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së
Jeta në Zvicër
-
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik Matoshi dhe Imeri shkëlqejnë në sezonin sensacional, ndërsa Milaim Rama flet për suksesin e klubit dhe... -
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë












