Integrimi
Fatlumi ua fal “me pleq” rrahjen 5 zviceranëve
Lëndimi i Fatlumit pati bërë bujë në media sepse ai kishte theksuar se ishte rrahur vetëm nga fakti se ishte me prejardhje të huaj dhe shqiptar
Fatlumi, një djalë 12 vjeçar ishte rrahur në janar të këtij viti shumë rëndë nga pesë djem më të mëdhenj se ai në oborrin e shkollës në Walenstadt të St. Gallenit, shkruan sda.ch. Ai kishte pësuar tronditje truri dhe gërvishtje në pjesë të ndryshme të trupit, për çka ishte transportuar në spital.
Lëndimi i Fatlumit pati bërë bujë në media sepse ai kishte theksuar se ishte rrahur vetëm nga fakti se ishte me prejardhje të huaj dhe shqiptar, transmeton albinfo.ch. Por, ndonëse personat (të gjithë zviceranë autoktonë) që e kishin rrahur ishin identifikuar dhe denoncuar, ata nuk do të ndiqen penalisht. Shkak për këtë është arritja e pajtimit përmes mediatorëve.
“Mediacioni është prej shumë vitesh pjesë përbërëse e procesit të të drejtës penale për të rinjtë”; thotë një zëdhënës i prokurorisë së St. Gallenit, përcjell albinfo.ch. Kur kushtet për ndërmjetësim janë plotësuar, atëherë prokuroria e njofton si viktimën ashtu dhe fajtorin, gjegjësisht prindërit e tyre. Në këto raste të dyja palët nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët.
Rrjedhimisht, procedura e ndjekjes së 5 të rinjve është ndërprerë dhe marrëveshja në mes tyre është e plotfuqishme.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












