Lajme
Fauci paralajmëron një variant më të rrezikshëm se Delta
Paralajmërimi i tij erdhi derisa frika mes shkencëtarëve rritet nga një variant potencialisht më i rrezikshëm që mund të godasë SHBA-në mes rritjes së shkallës së infeksionit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të zhvillojnë një lloj të koronavirusit që është më vdekjeprurës sesa varianti Delta, në rast se amerikanët nuk vaksinohen plotësisht, ka deklaruar eksperti i infeksioneve Anthony Fauci.
“Kur virusi përhapet në popullatën e pavaksinuar, siç po ndodh me shpejtësi tani në shumë shtete me përqindje të ulëta të vaksinimit, ai mund të pësojë mutacion pavarësisht nëse personi ka simptoma të lehta ose madje nuk ka fare simptoma.
Dhe kur i jepni një mundësi të mjaftueshme për të ndryshuar, herët a vonë mund të merrni një variant tjetër. ”shtoi ai.
Eksperti paralajmëroi se një variant i ardhshëm mund të jetë më ngjitës dhe i transmetueshëm, transmeton Ap, përcjell Albinfo.ch.
Ai gjithashtu tha se një mutacion i tillë mund të jetë rezistues ndaj vaksinës.
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit












