Lajme
FAZ: Ivanov rrugës së Millosheviqit
Siç shkruan gazeta gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), kryetari i Maqedonisë, Ivanov bën diçka që nuk ka ndodhur në rajon që nga rënia e Millosheviqit në Serbi
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov me qëndrimin e tij kundër shqiptarëve, po e ndjek rrugën që dikur kishte “ecur” diktatori Sllobodan Milloshviq. Siç shkruan gazeta gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), kryetari i Maqedonisë, Ivanov bën diçka që nuk ka ndodhur në rajon që nga rënia e Millosheviqit në Serbi.
Për FAZ-në, kryetari Gjorge Ivanov nuk e njeh rezultatin zgjedhor. ”Ajo çfarë, tani për tani, ndodhë në Maqedoni, në rajon nuk ka ndodhur që nga rënia e kriminelit serb Sllobodan Millosheviq më 2000: një shef shteti hapur kundërshton ta njeh rezultatin zgjedhor”, shkruan FAZ, citon Antpress.
Për këtë gazetë, VMRO DPMNE është një parti e djathë populiste që e mbështeti fuqishëm Ivanovin për të ardhur në krye të Maqedonisë, ndërkaq vlerëson se Deklarata politike shqiptare është shpresa e fundit e kësaj partie për ta mbajtur pushtetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Për Gruevskin dhe partinë e tij, katalogu me kërkesa shqiptare është shpresa e fundit për ruajtjen e pushtetit”, vlerëson FAZ-ja, e cila përfshinë në këtë analizë edhe deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që thotë se platforma nuk përmban kushte, por vizion, duke shtuar se ”në Tiranë vetëm është diskutuar për të”.
”Unë kam ndërmjetësuar mes partive shqiptare në Maqedoni, për shkak se, më parë, ata nuk flisnin mes vete”, ka deklaruar Rama për FAZ-në. Më tej, Edi Rama ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet por entitet konstituiv i shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Shqiptarët në Maqedoni janë entitet konstituiv, e jo pakicë. Maqedonia është shtet që është formuar nga dy subjekte të barabarta, maqedonasit dhe shqiptarët. … Nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit, rrezikojmë që të eskalojë gjithçka. Bëhet fjalë për këtë, që të pengohet një fund katastrofal”, ka deklaruar Edi Rama.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












