Kosova
FAZ: Si një gjerman sahatët i solli në orën e saktë, Serbia shkel ligjet europiane
Orët europiane tani janë të sakta. Por a ka mundësi që të ripërsëritet luhatja?
Ish ministri gjerman i mjedisit në RFGJ, Klaus Töpfer (CDU) duhet të ketë zgjidhur konfliktin e energjisë mes Kosovës dhe Serbisë, që çorientoi për gjashtë minuta sahatët e 25 shteteve europiane dhe i solli dëm energjitik prej rreth 113 gigavatësh (GHh). Töpfer e konfirmoi për F.A.Z., që në fillim të javës së ardhshme do udhëtojë në Serbi dhe Kosovë, ku janë planifikuar takime me kryeministren Ana Bërnabiç dhe kryeministrin Ramush Haradinaj respektivisht, përcjell albinfo.ch.
“Udhëtimi ka të bëjë me zbutjen e valëve dhe për ti vetëdijësuar palët për rëndësinë e kësaj çështjeje” tha Töpfer, i cili deri në 2006 ka mbajtur udhëheqësinë e Programit Mjedisor pranë Kombeve të Bashkuara. “Ky nuk është problem dosido, por që prek rrjetet e furnizimit me energji elektrike në gjithë Europën, siç edhe u pa.”
Serbia shkel ligjet europiane
Në vijim “Faz” shkruan se gjithë problemi është politik, si kontest mes Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike ENTSO, ku Kosova nuk është anëtare.
“Kosova duhet të përpiqet që të ndalojë luhatjet e frekuencës. Kjo do të thotë që KOSTT nuk duhet më të tërheq rrymë pa bazë kontraktuale nga rrjeti europian – por si më parë – atë ta blejnë në Kosovë ose jashtë saj dhe më pas ta shpërndajnë në kufijtë e tyre,” citohet të ketë thënë Dirk Buschle nga “Energy Community” me seli në Vjenë.
KOSTT nuk është anëtare e Entso-E, si pasojë e mos njohjes së shtetësisë së saj nga Serbia dhe vende anëtare të BE si Spanja dhe Rumania. Për këtë Kosova nuk formon zonën e saj të kontrollit, që do të thotë një rrjet në të cilin operatorët duhet të minimizojnë luhatjet e frekuencave. Aq më tepër që Kosova është pjesë e zonës SMM nga anëtarët e Entso-E: Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Serbia, si vendi më i rëndësishëm deri tani ka refuzuar të barazojë luhatjet nga Kosova, që kanë lënë gjurmë edhe jashtë.
Beogradi për arsye politike dhe financiare nuk ka interes që të lejojë Kosovën të ketë zonën e saj të kontrollit, duke përfituar nga alokimi i kapaciteteve të linjave kufitare të Kosovës me shtetet fqinje Mali i Zi, Shqipëri dhe Maqedoni.
“Në fakt këto përfitime duhet ti takojnë operatorit të rrjetit përgjegjës, pra në këtë rast KOSTT-it“, thotë më tej Buschle. Andaj sekretariati i “Energy Community” ka inicuar një procedurë për shkelje të marrëveshjes nga anëtari i saj Serbia: “Kjo çfarë bën Beogradi është kundër ligjeve europiane”. Rasti do zgjidhej në rast se Kosova do ishte anëtare e Entso-E.
Bëhet fjalë për një çështje tepër të lartë politike
Në fund F.A.Z shkruan se në tetor 2015 është nënshkruar një marrëveshje mes Kosovës dhe Entso-E – duke përfshirë edhe Serbinë, megjithatë sipas Artikulit 16 të marrëveshjes, kjo do futet në fuqi, vetëm atëherë kur në Veri të Kosovës, ku shumica dërrmuese janë serbe, licencën do e marrë një furnizues serb i energjisë elektrike. Deri tani kjo nuk është arritur, sepse serbët nuk njohin ligjet kosovare. “Pra problemi teknik dhe afarist është kthyer në çështje tepër të komplikuar politike, ku zgjidhja është mjaft e vështirë,” tha Buschle.
Për të shkuar gjërat edhe më keq, KOSTT-i që furnizon me rrymë veriun e vendit me vendim të Gjykatës është dashur të zvogëlojë tarifat me 44 për qind. KOSTT nuk ka pasur mundësi ligjore si dhe financiare për të marrë obligim mbulimin e mëtutjeshëm të humbjeve nga furnizimi me energji elektrike për pjesën veriore të Kosovës për periudhën në vijim (dhjetor 2017-mars 2018), për shkak të kostos financiare që bartë kjo, pasi humbjet nga veriu i Kosovës variojnë nga shtatë deri dhjetë milion euro në vit. “Kjo ka sjellë në zgrip të falimentimit” KOSTT-in, tha në fund Buschle.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave












