Sport
FC Thun me Ramën eliminon Vllazninë
FC Thun i Zvicrës e ka bërë “sefte” stadiumin e ri me një fitore ndaj Vllaznisë së Shkodrës. Milaim Rama shënoi golin e parë për Thunin, në minutën e 89, kur Vllaznia po udhëhiqte me rezultat një 1 me 0. Ndërsa vetëm një minutë më vonë Benjamin Lüthi shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e zviceranëve.
Që në fillim të ndeshjes, në minutën e 14 Xhevahir Sykaj shënon gol për Vllazninë dhe kështu dukej se skuadra shqiptare do të kishte primatin gjatë gjithë ndeshjes. Në fakt FC Thuni e kishte tepër të vështirë të shënonte gol.
Pas rezultatit 0:0 në ndeshjen e luajtur javën e kaluar në Shkodër, dhe fitores së sontme, FC Thun e ka të hapur rrugën për në xhironë e tretë të Ligës Evropiane të futbollit. Ndeshja e radhës është ajo kundër Palermos.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën në sulmin, i cili ndodhi gjatë... -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë -
Shumica e zviceranëve mbështesin bashkimin në traktatin për ndalimin e armëve bërthamore











