Shkurt.ch
FDP/PLR nominon tre kandidatë për Këshillin Federal
Kandidati i parë (sipas kohës së kandidimit) është Ignazio Cassis nga Kantoni i Tiçinos pastaj vijnë Pierre Maudet nga Kantoni i Gjenevës dhe Isabelle Moret nga Kantoni i Vaudit
Në mbrëmjen e të premtes ka mbaruar afati i paraqitjes së kandidaturave për vendin vakant të anëtarit të Këshillit Federal (Qeverisë) të Zvicrës. Siç dihet, ministri aktual i jashtëm Didier Burkhalter ka paralajmëruar tërheqjen nga ky post dhe rrjedhimisht ai do të zihet nga një kandidat që vjen prej partisë së tij, FDP/PLR.
Brenda afatit të paraparë, kjo parti, gjegjësisht degët e saj përkatëse nëpër kantone ka shpallur tri kandidatura, raporton srf.ch duke iu referuar një tweeter-it të dërguar nga FDP/PLR. Kështu, kandidati i parë i propozuar ka qenë Ignazio Cassis nga Kantoni i Tiçinos, aktualisht shef i Grupit Parlamentar të FDP/PLR-së në Dhomën Nacionale, përcjell albinfo.ch. Pas tij, FDP/PLR e Kantonit të Gjenevës ka futur në garë ministrin në Qeverinë e këtij kantoni, Pierre Maudet ndërsa FDP/PLR e Kantonit të Vaudit ka propozuar së fundi për pozitën e lartë ne ekzekutivin e vendit, deputeten nacionale Isabell Moret.
Më 1 shtator Grupi Parlamentar i FDP/PLR-së pas dëgjimit të tre kandidatëve do të vendosë se cili/cila prej tyre do të shpallet kandidat/e zyrtar/e. Sidoqoftë, grupi parlamentar ka të drejtë që asamblesë parlamentare t`ia propozojë për votim njërin, dy ose të tre kandidatët. Ndërsa Asambleja Parlamentare (të dy dhomat e parlamentit) do të votojnë më 20 shtator anëtarin e ardhshëm të Këshillit Federal.
Të tre kandidatët kanë atutë mbi të cilat mund të mbështeten në garën e tyre. Kështu, Cassis i referohet mungeses që nga viti 1999 të një ministri nga kantoni i tij në Qeverinë Federale, Moret ka mbështetjen egjinisë femërore ndërsa Maudet ka si atu moshën e tij të re (është 39 vjeç) dhe përvojën në ekzekutivin e Gjenevës.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












