Sport
Federata zvicerane e futbollit shpërndante informata të rreme
Federata zvicerane e futbollit ka shpërndarë informata të rreme në lidhje me kombësinë e yjeve të futbollit.
Kaosi ka shpërthyer në Federatën zvicerane të futbollit (SFV): Shoqata ka përhapur informata të pakontrolluara dhe të rreme për shtetësinë e futbollistëve të saj, si pjesë e debatit për shtetësinë e dyfishtë të qytetarëve.
Për Granit Xhakën, mesfushorin shqiptar të lindur në Zvicër, është thënë se përveç pasaportës zvicerane posedon dhe ate shqiptare. Tani është dëshmuar se kjo është një informatë e rreme. Përveç pasaportës zvicerane, Xhaka nuk ka ndonjë tjetër – kështu që ai nuk ka as shtetësi shqiptare dhe kosovare, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Një informatë e tillë është konfirmuar nga këshilltari i Xhakës, avokati nga Berna André Gross, dhënë gazetës “SonntagsZeitung”. Edhe në Ambasadën shqiptare në Bernë, në regjistrin e qytetarëve nuk figuron ndonjë person me mbiemrin Xhaka të lindur më 1992.
Megjithëse Xhaka në vitin 2014 u emërua Ambasador Nderi i Kosovës, kjo mirënjohje zakonisht nuk jep shtetësi. Xhaka vetë e kishte përshkruar veten e tij si “qytetar aktual me shtetësi të dyfishtë”. Por tani është dëshmuar se ai nuk është. Në lidhje me këtë, Graniti nuk ka dashur të prononcohet.
Shaqiri dhe Behrami heshtin
Për lojtarët Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami, Federata zvicerane e futbollit gjithashtu njoftoi se të dy kanë një pasaportë shqiptare. Së paku, me Behramin është e diskutueshme, i cili kishte një pasaportë serbe. As menaxheri i Shaqirit e as ai Behramit nuk ka dashur të pronocohet për gazetën në fjalë.
Kohët e fundit, edhe Federata zvicerane e futbollit do të pauzojë. Informata të reja për pasaportat e lojtarëve nga ekipi kombëtar do të japin në fillim të shtatorit, ka deklaruar një zëdhënës i saj.
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe “Iliriada” në Belgjikë nderohet për kontributin në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare Ceremonia e mirënjohjeve u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, me pjesëmarrjen e... -
Në Itali hapen aplikimet për tekstet shkollore të diasporës për vitin 2026–2027 -
Turne i udhëhequr në shqip në kuadër të “Löwenbräukunst Offenes Haus” -
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu i jep fund tramvajeve me dysheme të lartë Ndërmarrja e transportit publik në Cyrih ka nxjerrë nga përdorimi tramvajet e fundit me dysheme të... -
Rriten kërkesat për zhvendosje nga fshati Brienz në Zvicër -
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët -
1,750 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të krizës -
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën













