Sport

Federer mund Gjokoviçin

Tenisti zviceran Roger Federer ka mundur në gjysmëfinalen e Wibledonit sfiduesin e tij kryesor, serbin Novak Gjokoviç, me rezultat 6:3; 3:6; 6:4; 6:3 në sete.

Me fitoren e tij Federer ka siguruar pjesëmarrjen në finale ku do të luajë kudnër JoWilfred Tsonga ose Andy Murray.

Duke e mundur Gjokovicin, Federer ka përmirësuar bilancin e tij në ndeshjet me tenistin serb. Nga 27 ballafaqimet e tyre të deritashme Federer ka fituar 15 herë.

Në rast se Federer do të fitojë edhe në finale, ai do të thyejë rekordin prej  7 trofeve të Wimbledonit të realizuar nga Bill Renshaw dhe Pete Sampras. Dhe, gjë që është edhe më me rëndësi, ai me atë rast do të jetë sërish numri 1 në rangimin ATP.