Lajme
Fehlinger: Kosova të marrë ftesën për anëtarësim në NATO dhe BE
Ekonomisti austriak, Gunther Fehlinger, ka folur rreth ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor dhe luftën në Ukrainë.
Pas kësaj lufte, Fehlinger e sheh Rusinë humbëse, ndërsa Bashkimin Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës më të fortë dhe më të bashkuar.
Ndër të tjera, ekonomisti austriak thotë se Putinin e sheh si një Millosheviq të ri, derisa bëri thirrje që bota e civilizuar të qëndrojë e bashkuar kundër mizorive të tij.
Ai në një intervistë për “The Geopost”, ka folur edhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO.
“Po bëj thirrje që shtetet anëtare të NATO-s në Ballkan, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut të jenë shumë shpejt në BE, deri në vitin 2024, në zgjedhjet e ardhshme evropiane. Këta tre aleatë të NATO-s, të cilët janë të plotë në harmoni me politikën tonë evropiane, duhet të jenë plotësisht në BE, janë të gatshëm për këtë, dhe mendërisht janë në botën tonë të lirë dhe kjo është e rëndësishme. Ne duhet t’i mbështesim më shumë. Pastaj, Bosnja dhe Kosova duhet të marrin para së gjithash ftesën për anëtarësim në NATO, për të qenë të sigurt, dhe statusin e kandidatit në BE, sepse duhet të shkojnë drejt hapit tjetër, gjithashtu duhet të jemi të qartë se Serbia, sidomos tani pas zgjedhjeve të fundit, nuk është gati për anëtarësim në BE, kështu që statusi kandidat i Serbisë në BE duhet të ngrihet”, është shprehur Fehlinger.
Fehlinger ka shtuar se Bashkimi Evropian duhet të jetë më e ashpër me Serbinë sa i përket qështjes së dialogut me Kosovën, duke theksuar se BE-ja në 10 vjetët e fundit është treguar shumë e butë me Serbinë.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër













