Maqedonia
Fehmi Fetahi nderohet me çmimin “Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës”
Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, njëherësh Kryetar Nderi i RrBShZ, afarist dhe humanist i njohur në Zvicër dhe në Kosovë, u nderua me çmimin “Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës”.
Çmimin z. Fetahi ia dorëzoi Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut me motivacion: Për arritje të shquara në fushën e humanizmit, solidaritetit njerëzor dhe nxitjen e mirëkuptimit, shkruan albinfo.ch.
Fehmi Fetahi është afarist shumë i suksesshëm në Zvicër (Fetaxid AG) dhe në Kosovë (Vali Ranch, Resort & Kongres Center), si dhe humanist i shquar.
Spektakli “Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës” ka vlerësuar 20 humanistë filantrop të suksesshëm në jetën e tyre të cilët kanë bërë vepra të mëdha humanitare.
“Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës” vjen për herë të parë në Shkup, mes një bashkëpunimi i “Guga Production” Tv Klan Plus e Klan Macedonia. Ky eveniment ka patur edicionin e tij të parë në muajin Shtator të vitit 2019 në Prishtinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit













