E-Diaspora
Feim Morina tregon si ndihmoi qytetarët gjatë tmerrit në Liezh të Belgjikës
“Së bashku me kolegun jemi munduar t’i orientojmë njerëzit, derisa sulmuesi po vazhdonte rrugën dhe policët nuk kishin ardhur”, shtoi tutje Morina
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në qytetin e Liezhit në Belgjikë, ku një person ka vrarë dy policë, dhe një kalimtar, derisa më pas është vrarë edhe agresori.
Dëshmitar i ngjarjes kanë qenë edhe dy shqiptarë të cilët kanë qenë duke punuar në një ndërtesë, afër ngjarjes ku ndodhi e tërë ngjarja.
Njëri ndër ta është Feim Morina nga fshati Topanicë i Komunës së Kamenicës. “Kam qenë në vendin e punës, së bashku me kolegun Muhamet Simnica. I kemi dëgjuar krismat dhe kemi shkuar në vendin e ngjarjes. I kemi parë dy policët e shtrirë në tokë”, tregon Morina për albinfo.ch.
Ai tregon si i ka ndihmuar kalimtarët. “Ngjarja ku ka ndodhur është bulevard, me komunikacion shumë të madh, dhe për një moment është bllokuar. Së bashku me kolegun jemi munduar t’i orientojmë njerëzit, derisa sulmuesi po vazhdonte rrugën dhe policët nuk kishin ardhur”, shtoi tutje Morina.
Ata ndihmuan shumë persona. “Policia ka ardhur pas dhjetë minutave. Pasi aty ishte shkollë, i kemi marrë disa nëna dhe i kemi afruar te objekti ku punojmë”, deklaroi Feim Morina, përcjell albinfo.ch.
Ai rrezikoi edhe jetën së bashku me kolegun, vetëm për t’i ndihmuar kalimtarët. Morina ka shërbyer në Policinë ushtarake në Dukagjin.
“Unë jam veteran i luftës i UÇK-së. Kam shërbyer në Dukagjin. Këto skena nuk kanë qenë shumë të rënda për mua, pasi jam stërvitur në Kosovë gjatë luftës nga oficeri Hafir Hoxha. Që 20 vjet jam në Belgjikë me familje. Pra, që nga përfundimi i luftës në Kosovës, derisa edhe katër vjet në Zvicër”, përfundoi Feim Morina.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih














