Jeta në Zvicër
Fëmijët e migrantëve ndërprejnë shkollimin 13 herë më shpesh se vendësit
13% të fëmijëve me prejardhje të huaj nuk munden ta mbarojnë ose detyrohen ta përsërisin vitin e parë të shkollimit të mesëm ose të zanatit. Moshatarëve të tyre zviceranë kjo u ndodh vetëm në 1% të rasteve
Nxënësit me prejardhje të huaj braktisin shkollimin e mesëm ose profesional dukshëm më shpesh se moshatarët e tyre zviceranë. Siç e tregon një studim i realizuar nga Universiteti i Cyrihut dhe ai i Bernës, 13% të fëmijëve me prejardhje të huaj nuk munden ta mbarojnë ose detyrohen ta përsërisin vitin e parë të shkollimit të mesëm ose të zanatit (shkollës profesionale).
Dallimi me nxënësit zviceranë (pa prejardhje të huaj) në këtë pikë është shumë i madh. Këtyre të fundit vetëm në 1 për qind të rasteve u ndodh ta ndërprejnë ose ta përsërisin vitin shkollor, shkruan “SonntagsZeitung”.
Po ashtu studimi ka ardhur në përfundimin se fëmijët zviceranë në 69 për qind të rasteve pas përfundimit të shkollimit obligativ vazhdojnë drejtpërdrejt mësimin në një shkollë profesionale dhe e përfundojnë me sukses vitin e parë. 21 për qind të fëmijëve zviceranë detyrohen të bëjnë një vit pauzë (nuk gjejnë vend për shkollë a zanat) ndërsa te fëmijët me prejardhje të huaj kjo ndodh në 33% të rasteve, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, 53% të tyre e përfundojnë me sukses vitin e parë të shkollimit profesional ose të zanatit.
Arsyeja përse fëmijët me prejardhje të huaj kanë më pak sukses se sa vendësit në fillimin e shkollimit të tyre profesional qëndron, sipas autorëve të studimit, në informimin e mangët të prindërve të nxënësve me prejardhje të huaj.
Për migrantët që vijnë nga shtetet me sistem shkollor që ndryshon shumë nga ai i Zvicrës është e vështirë ta kuptojnë në tërësi sistemin e këtushëm arsimor, transmeton albinfo.ch. Rrjedhimisht ata nuk janë në gjendje të ndihmojnë fëmijët e tyre.
Studimi ka marrë në shqyrtim 13.000 nxënës të klasave të nënta të cilët kanë marrë pjesë në studimin e Pisa-s në vitin 2012.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












