Lajme
Fëmijët nga Franca, nuk mund të ndjekin shkollat në Zvicër
Kur viti shkollor zviceran të rifillojë më 24 gusht, fëmijët që jetojnë në Francë nuk do të jenë në gjendje të ndjekin shkollat në Gjenevë, pavarësisht një beteje ligjore.
Në vitin 2019, rajoni francez i quajtur ‘Pôle métropolitain du Genevois français’, i cili përfshin 120 komuna franceze ngjitur me kufirin zviceran, ngriti një proces gjyqësor në Gjenevë për të detyruar autoritetet kantonale të lejojnë studentët ndërkufitarë të ndjekin shkollat e tyre publike.
Këtë javë, qyteti i Saint-Julien, i cili ndodhet në anën franceze, vetëm dhjetë kilometra largë Gjenevës, tërhoqi padinë, pasi që vlerësoi se ky proces mund të zgjasë shumë dhe është i pasigurt, sipas Tribune de Geneve, përcjell albinfo.ch.
Më parë, Gjeneva pranonte studentë nga Franca, për shkak se shumë familje që jetojnë në Francë, por punojnë në Zvicër.
Megjithatë, me aktvendimin e ri, përjashtimet e vetme do të bëhen për fëmijët francezë që tashmë filluan arsimin e tyre në kanton, ose vëllezërit e motrat e të cilëve ndjekin shkollat e Gjenevës.
Por asnjë student i ri nga Franca nuk do të pranohet.
Sipas Zyrës së Statistikave Kantonale, 1.500 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Gjenevë jetojnë në Francë.
Autoritetet nga Zvicra duan që fëmijët nga zona e tyre të ndjekin shkollat në Gjenevë, sepse sistemi i tyre arsimor është nën tendosje.
Presidenti i Këshillit Shtetëror të Gjenevës, Antonio Hodgers, përshëndeti vendimin e Francës për tërheqjen e padisë si një “veprim të mençur”./albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













