Lajme
Fëmijët nga Kosova falënderojnë ushtarët amerikanë
Edhe pse fëmijët kanë lindur pas luftës, ata kanë falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin e tyre për luftën në Kosovë
Në Ditën e Përkujtimeve në SHBA, Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka dorëzuar në Pentagon 100 kartolina të fëmijëve nga Kosova për ushtarët amerikanë që kanë shërbyer në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Edhe pse fëmijët kanë lindur pas luftës, ata kanë falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin e tyre për luftën në Kosovë.
“Moment shumë emocional teksa i dorëzova në Pentagon 100 kartolina falënderimi për ushtarët amerikanë që ishin të përfshirë në operacionin e NATO-s për çlirimin e Kosovës. Kartolinat janë shkruar nga nxënës të shkollave fillore e të mesme anë e kënd Kosovës”, është shprehur Çitaku në “Facebook”.
Lidhja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës janë gdhendur edhe te fëmijët kosovarë. Fëmijët kanë shkruar për ëndrrat e tyre dhe ndihmën e ushtarëve amerikanë në momentet më të vështira të Kosovës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













