Tematike

Fëmijët me prejardhje të huaj më të varur nga telefonat mobilë se ata zviceranë

Ndër të anketuarit që përdorin telefonin e tyre celular, 43 për qind e fëmijëve me origjinë të huaj thonë se përdorin telefonin e tyre mobil së paku një herë në javë kur duhet të flenë. Për fëmijët zviceranë kjo është vetëm 29 për qind

Fëmijët me origjinë të huaj kanë më shumë gjasa të përdorin telefonin celular ose tabletët se moshatarët e tyre zviceranë. Ata e përdorin telefonin edhe kur bien për të fjetur.

Në rastet kur natën në dhomat e shumë fëmijëve ka dritë, bëhet fjalë për telefonat e mençur. Siç tregon një studimi nga MIKE, fëmijët me prejardhje të huaj në veçanti rrezikojnë të mbesin pa gjumë për shkak të telefonave të tyre.

Ndër të anketuarit që përdorin telefonin e tyre celular, 43 për qind e fëmijëve me origjinë të huaj thonë se përdorin telefonin e tyre mobil së paku një herë në javë kur duhet të flenë. Për fëmijët zviceranë kjo është vetëm 29 për qind.

Fëmijët me origjinë të huaj shpesh kanë gati dy herë më shumë kompjuterë personalë se sa fëmijët zviceranë, transmeton albinfo.ch mediet zvicerane. Ata në mënyrë të konsiderueshme kanë më shumë gjasa për të zotëruar playstation ndërsa gati katër herë më shpesh se moshatarët e tyre zviceranë kanë televizorët e tyre.

Rrjedhimisht, fëmijët me sfond migrimi përdorin më shpesh internetin dhe shikojnë videot në internet më gjatë se zviceranët e moshës së tyre.

Shpenzimi i kohës në ekran nuk kalon edhe pa probleme. Platforma „Jugend und Medien“ rekomandon, për shembull, të heqin dorë plotësisht nga ekranet në dhomën e fëmijëve. Nga njëra anë, fëmijët mund të hasin në përmbajtje shqetësuese në internet dhe në televizion.

Të paktën një në dhjetë nxënës të shkollave të mesme ndonjëherë janë shqetësuar nga pamjet jo të mira televizive. Përveç kësaj, 63 për qind e fëmijëve thanë se ishin përballur me përmbajtje në televizion që i frikësonin, përcjell albinfo.ch. Në internet, 43 për qind e fëmijëve hasën në një përmbajtje të tillë. Deri në vitin 2015, kjo kuotë ishte vetëm 29 për qind.

Koha e tepërt në ekran mund të shkaktojë dëme në të pamurit dhe dhe mund të rrisë deficitin te fëmijët me sindromin e deficitit të koncentrimit (ADHD).

Ekspertët federalë rekomandojë deri në 30 minuta kohë ekran në ditë për 3 deri 5-vjeçarët, 5 orë në javë për 6 deri 9-vjeçarët dhe jo më shumë se 10 orë në javë për 10 deri 12-vjeçarët.

“Kohët e rregullta të ekranit janë të rekomanduara në çdo moshë, në mënyrë që mediat digjitale, sidomos në rastet e monotoisë të mos bëhen rutinë”, shpjegojnë ekspertët e federatës.

Për studimin e përmendur janë intervistuar 1128 fëmijë nga mosha gjashtë deri në 13 vjeç dhe 629 prindër. Anketa u krye nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Cyrihut.